Ndërlidhjet

Itali: Procesi kundër Berluskonit filloi, por pastaj u shty


Procesi kundër kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni, për akuza se e ka paguar për seks një vajzë të re, është hapur sot dhe menjëherë pastaj është shtyrë.

Vetëm disa minuta pasi filloi dëgjimi në një gjykatë në Milano, gjyqtari e ka shtyrë procesin deri më 31 maj.

Zoti Berluskoni nuk ishte i pranishëm në sesionin e hapjes.

Nuk ishte e pranishme as vajza e lindur në Marok, Karima El-Mahroug.

Berluskoni dhe vajza El-Kahroub i kanë hedhur poshtë akuzat se kanë pasur marrëdhënie seksuale, ndërsa kryeministri italian, e ka hedhur poshtë çdo mundësi për keqbërje në këtë rast.
XS
SM
MD
LG