Ndërlidhjet

Minsk: Të jashtmit kishin dorë në komplot


Ministria e brendshme e Bjellorusisë ka akuzuar se protestat masive kundër rizgjedhjes së presidentit Aleksander Llukashenko, në dhjetor të vitit të kaluar, ishin komplot nga “personat dhe organizatat e jashtme”, të cilat synonin përmbysjen e Llukashenkos me grusht shtet.

Një zëdhënësi i kësaj ministrie tha se hetuesit kanë gjetur “prova të parefuzueshme” të konspiracionit të jashtëm për kryerjen e ndryshimit të regjimit në Bjellorusi.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këto akuza, që u paraqitën mbrëmë, nëpërmjet një kumtese.

Mbështetësit e opozitës në Bjellorusi, në ditën e zgjedhjeve, më 19 dhjetor në Minsk, organizuan demonstratë të madhe, në shenjë të protestës për, siç kanë thënë, votimin jokorrekt.

Në përgjegjje të protestave, autoritetet ndërhynë në mënyrë të dhunshme duke i burgosur më se 600 njerëz, përfshirë edhe pjesën më të madhe të kandidatëve, që garuan kundër Llukashenkos.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e patën dënuar ndërhyrjen kundër demonstruesve.
XS
SM
MD
LG