Ndërlidhjet

AI: 100 të vrarë në Jemen nga fillimi i vitit


Amnesti Intërneshënell ka akuzuar autoritetet në Jemen për përdorim të “dhunës shumë të tepruar” ndaj protestuesve anti qeveritar. Në raportin e fundit AI pohon se afër 100 veta janë vrarë në Jemen që nga fillimi i vitit kur shpërthyen protestat kundër presidentit Ali Abdullah Saleh.
Raporti i AI vë në pah se autoritetet kanë vepruar me “mospërfillje dhe pa maturi ndaj jetëve të njerëzve”.
Amnesti Intërneshënell ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të bëjë presion ndaj autoriteteve të Jemenit që të mos u jepet imunitet përgjegjësve për vrasjen e demonstruesve, duke përfshirë edhe vrasjen e 50 vetave më 18 mars.
XS
SM
MD
LG