Ndërlidhjet

Trupat britanike vranë një afgane në aksident



Policia e Afganistanit tha se trupat britanike kanë vrarë një grua afgane në një aksident trafiku në Kabul.

Zëdhënësi i trupave të prirë nga NATO-ja konfirmoi se ka patur një aksident ku ishin përfshirë disa ushtarë të koalicionit, por refuzoi komente tjera, duke thënë se ngjarja ende po hetohet.

Aksidenti ndodhi në kohën kur janë shtuar ndjenjat antiperëndimore pas djegies së kopjes së Kuranit nga një kishë e vogël në shtetin amerika n të Floridës, gjë që nxiti protestat në mbarë Afganistanin.
XS
SM
MD
LG