Ndërlidhjet

logo-print

Protesta të reja në Jemen


Dhjetëra mijë protestues u tubuan në jug të Jemenit, teksa po shtohen thirrjet për largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh pas 32 viteve në pushtet.

Protestuesit u tubuan në qytetin Taiz, ku mbrëmë një demonstrant u qëllua për vdekje dhe 30 të tjerë u plagosën.

Përleshjet vijnë në kohën kur Amnesti Intërneshënell bëri thirrje që të huajt të hetojnë në dhunën në Jemen, e cila ka marrë jetën e pothuaj 100 njerëzve nga fillimi i vitit.

Këtë javë, më shumë se 20 demonstrantë u qëlluan për vdekje në protestat në mbarë vendin.

Shtypja e dhunshme e protestave është dënuar nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Por, Pentagoni tha se nuk ka plane t’ia pezullojë ndihmën ushtarake amerikane Jemenit.

Uashingtoni e konsideron presidentin Saleh aleat kyç në luftën kundër Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG