Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet në Bregun e Fildishtë


Forcat besnike të Alesan Outara, fituesit të njohur ndërkombëtarisht të zgjedhjeve presidenciale në Bregun e Fildishtë, kanë filluar sulmet në rezidencën e Laurent Gbagbo, i cili refuzon të lëshojë presidencën.

Mbështetësit e tij i akuzojnë forcat kundërshtare dhe ato franceze për përpjekje atentati, por zëdhënësi i Outaras tha se forcat janë urdhëruar të mos e vrasin Gbagbon, i cili besohet se fshihet në bunker.

SHBA dhe Franca thanë dje se Gbagbo po negocion largimin nga pushteti, por ky i fundit deklaroi se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe se nuk do ta njohë Outaran si fitues të zgjedhjeve të nëntorit.

Luftimet në këtë vend të Afrikës perëndimore kanë marrë jetët e më shumë se 1.500 njerëzve.
XS
SM
MD
LG