Ndërlidhjet

8.000 euro për reklamën në ballë


Një kompani reklamuese e Çekisë ka ofruar 8.000 euro për njeriun, i cili do ta shkruante në ballë tatuazhin me adresën e saj në internet.

Deri në 30 prill mund të paraqiten ata, të cilëve nuk u pengon që në ballë të mbajnë mbishkrimin e zi me adresën e faqes përkatëse me madhësinë e shkronjave prej 1 cm.

Ai që do ta pranojë kushtin, gjithashtu do të mund të ushqehet një vit në disa nga restorantet e zgjedhur.

“Shuma që e ofrojmë është mjaft tërheqëse, kështu që llogarisim se do të gjendet ndonjë kandidat serioz”, i ka thënë agjencisë ÇTK pronari i kompanisë, Jirzhi Jureçka.
XS
SM
MD
LG