Ndërlidhjet

logo-print

Në veri të Mitrovicës hapet Pika Informative e BE-së


Në veri të Mitrovicës sot u hap Pika Informative e BE-së, e cila ka për qëllim që procesin e integrimit të Kosovës ta sjellë me afër qytetarëve, njoftoi Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian.

"Përkushtimi i BE-së ndaj pjesës veriore është i padiskutueshëm si nga aspekti i stafit që e angazhojmë në çështjet e rëndësishme të kontekstit relevant, ashtu edhe në kuptim të asistencës substanciale që ipet për projekte të cilat e përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve në këtë hapësirë", ka thënë Khaldoun Sinno, u.d. i Shefit të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian.

Pika Informative në veri të Mitrovicës pason hapjen e Qendrës së parë informative dhe kulturore të BE-së në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG