Ndërlidhjet

Kosova dhe Maqedonia shmangin tatimin e dyfishtë



Maqedonia dhe Kosova nënshkruan Marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe mbrojtje nga evazioni fiskal.

Marrëveshja e nënshkruar në Prishtinë nga ministrat e financave, Bedri Hamza dhe Zoran Stavrevski, u mundëson qytetarëve të dy vendeve të mos paguajnë dy herë tatim në të ardhura dhe fitimin e realizuar.

Hamza dhe Stavrevski thanë se presin që marrëveshja t'i rritë investimet, ta zgjërojë këmbimin tregtar, t'i zhvillojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe ta përmirësojë klimën e biznesit.
XS
SM
MD
LG