Ndërlidhjet

logo-print

Bullgaria do tërheqë 37 ambasadorë, ish spiunë të komunizmit



Bullgaria vendosi që deri në fund të vitit të tërheqë 37 ambasadorë dhe diplomatë të rangut të lartë, të cilët në kohën e komunizmit kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete, njoftoi ministria e jashtme në Sofje.

"Të gjithë 37 diplomatët e lartë që kanë qenë agjentë apo kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete komuniste do të tërhiqen deri në fund të vitit", deklaroi zëdhënësja e ministrisë, Vesela Çerneva.

Gjithsejt 13 ambasadorë, përfshirë ata në Berlin, Athinë, Pekin dhe Stokholm, si dhe në OKB dhe UNESCO do të kthehen në Bullgari në 1 maj.
XS
SM
MD
LG