Ndërlidhjet

Olimpiada Dimërore me gjashtë disiplina të reja



Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e konfirmoi sot përfshirjen e gjashtë disiplinave të reja sportive në programin e Lojërave Olimpike Dimërore 2014 në Soçi të Rusisë.

Në mesin e tyre janë kërcimi me ski për femra, biatloni i përzier dhe patinazhi në grup.

Vendimi për t’i përfshirë disiplinat e reja u mor mbi bazë të raportit të Komisionit të Programit Olimpik që iu paraqit Bordit Olimpik në tetorin e kaluar.
XS
SM
MD
LG