Ndërlidhjet

Kapet futbollisti me 162 kg hashash


Një futbollist profesionist nga Lituania është arrestuar pasi është kapur me 162 kg hashash nga zyrtarët e doganës në kufirin Gjermani-Holandë.

Droga, e cila vlerësohet në 1.3 milionë euro, ishte fshehur në paketat e kafesë.

Futbollisti lituanez, emri i të cilit nuk u bë pubilk, u kap teksa përpiqej të hyjë në Gjermani.

Zyrtarët thanë se futbollisti mund të dënohet deri në shtatë vjet burg.
XS
SM
MD
LG