Ndërlidhjet

Fukushima nuk është Çernobil



Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara deklaroi se incidenti në centralin bërthamor Fukushima në Japoni nuk është i rrezikshëm si incidenti në Çernobil në vitin 1986.

Kreu i komitetit për efektet e rrezatimit bërthamor, Volfgang Vajs (Wolfgang Wies), tha sot në Vjenë se është herët për vlerësimin përfundimtar sepse kriza në Fukushima është në vazhdim e sipër.

Sot në Shkup, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Mishel Zhero, tha se rreziku nga përhapja e grimcave radioaktive nga Fukushima është minimal, sepse ato gjenden në shtresat e poshtme të atmosferës.
XS
SM
MD
LG