Ndërlidhjet

WikiLeaks: Dodik kërcënim për stabilitetin



Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik, ka shkaktuar pakënaqësi në Perëndim me kërkesat për autonomi më të gjerë të entitetit serb, tregojnë mesazhet e diplomatëve amerikanë që i ka siguruar faqja WikiLeaks.

Reuters transmeton se Dodik i ka hapur plagët e vjetra kur në vitin 2009 ka thënë se boshnjakët qëndrojnë pas sulmit në tregun kryesor të Sarajevës në vitet 1994 dhe 1995 kur u vranë më shumë se 100 njerëz.

Sipas mesazheve, diplomatët dhe zyrtarët i kanë parë si shumë të rrezikshme për stabilitetin në Ballkan tendencat e Dodikut për shkëputje nga Bosnja.

XS
SM
MD
LG