Ndërlidhjet

LIbia thotë se NATO-ja goditi një fushë nafte


Libia tha se aeroplanët britanikë kanë goditur një fushë të madhe nafte, duke dëmtuar naftëpërcjellësin që e lidh fushën me një port në Mesdhe.

Zv/ministri i jashtëm, Halid Kaim tha se tre roje e kanë humbur jetën në Sarir. Zyrtarët britanikë nuk i kanë komentuar pohimet.

Më herët, forcat besnike të Moamer Gadafit përdorën tanke dhe artileri të rëndë kundër pozicioneve të rebelëve në qytetin Misrata.

Ndërkohë, ministri i jashtëm francez Alen Zhype tha se sulmet ajrore të NATO-s po rrezikojnë të mos prodhojnë rezultate të dëshiruara.

Zhype tha se aleanca e ka gjithnjë e më të vështirë t'i dallojë civilët nga forcat e Gadafit, të cilat fshihen në zonat e banuara.
XS
SM
MD
LG