Ndërlidhjet

Klinton: Gadafi e di ç'duhet të bëjë



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se udhëheqësi i Libisë Moamer Gadafi "e di se çfarë duhet të bëjë"

"Mendoj se z. Gadafi e di se çfarë duhet të bëjë. Duhet të ketë armëpushim, forcat e tij duhet të tërhiqen nga qytetet e pushtuara me dhunë që mori jetë njerëzish. Duhet të ketë një vendim për largimin e tij nga pushteti dhe largimin nga Libia", tha Klinton.

Më herët u raportua se Gadafi i kishte dërguar një letër presidentit Barak Obama, duke i bërë thirrje që t'i japë fund asaj që e kishte quajtur "luftë të padrejtë".
XS
SM
MD
LG