Ndërlidhjet

logo-print

Forcat franceze dhe të OKB-së shpëtojnë ambasadorin francez



Forcat franceze dhe të Kombeve të Bashkuara e kanë shpëtuar ambasadorin e Japonisë në Bregun e Fildishtë, kur personeli i ambasadës u gjet në mes të luftimeve ndërmjet forcave që përpiqen ta rrëzojnë Laurent Gbagbon dhe forcave besnike të tij.

Ministria e jashtme në Tokio tha se ambasadori ishte shpëtuar pasi ushtarët që "duket e se e mbështesnin Gbagbon" u vërsulën në rezidencën e tij të mërkurën.

Rezidenca e ambasadorit ndodhet afër pallatit presidencial në qytetin Abixhan, ku Gbagbo është futur në një bunker.

Pallati është rrethuar nga forcat që mbështesin rivalin e tij, Alesane Outara, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të vendit.

Gbagbo refuzon të dorëzojë pushtetin pas zgjedhjeve që i humbi në nëntor.
XS
SM
MD
LG