Ndërlidhjet

Vazhdojnë sulmet kundër Misratas, pesë të vrarë



Së paku pesë persona janë vrarë e 25 janë plagosur nga sulmet e forcave besnike të Gadafit kundër qytetit të Misratas.

Misrata është qyteti i tretë më i madh në Libi dhe qendra kryesore e rebelëve. Prej ditësh ai mbahet i rrethuar nga forcat qeveritare.

Gjatë ditës forcat rebele raportuan se nga sulmet e NATO-s ishte shkatërruar gabimisht një tank i tyre, por Aleanca nuk e ka konfirmuar incidentin duke theksuar se po heton.

Përfaqësuesi i rebelëve në qytetin e Bengazit hodhi poshtë informacionet e qeverisë së Gadafit se aeroplanët britanikë kanë bombarduar një fushë nafte.
XS
SM
MD
LG