Ndërlidhjet

Kirgizia shënon njëvjetorin e kryengritjes popullore


Kirgizia sot shënon njëvjetorin e kryengritjes popullore, që përfundoi me rrëzimin e ish presidentit Kurmanbek Bakiev.

Data 7 prill ishte kulminacioni i një sërë protestash të vgola, të cilat kishin shpërthyer në mënyrë krejt sporadike në disa qytete të këtij vendi, në shenjë kundërshtimi me korrupsionin, çmimet në rritje dhe sundimin autoritar të Bakievit.

Pikërisht në këtë ditë, në sheshin qendror të kryeqytetit Bishkek, 90 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë protestave antiqeveritare të një viti më parë.
XS
SM
MD
LG