Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Vazhdojnë përpjekjet për marrëveshje mbi buxhetin



Presidenti amerikan, Barak Obama dhe liderët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara do të bëjnë përpjekje gjatë ditës së sotme të arrijnë një marrëveshje për shkurtimin e shpenzimeve, për të shmangur mbylljen e qeverisë federale.

Afati për ta bërë një gjë të këtillë ështrë deri të premtën në mesnatë, atëherë kur fondet e përkohshme qeveritare përmbyllen.

"Kam ende besim se nëse jemi seriozisht të angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje, ne duhet të jemi në gjendje ta arrijmë atë dhe të votojmë në kohë për të shmangur mbylljen e qeverisë”, ka thënë Obama të mërkurën, pas një takimi me liderët e Kongresit.
XS
SM
MD
LG