Ndërlidhjet

Nis votimi në Kuvend


Në Kuvendin e Kosovës, ligjvënësit kanë filluar të hedhin votat e tyre për kandidatet presidenciale, Atifete Jahjagën dhe Suzanë Novobërdaliun.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë shprehur mbështetjen e tyre për zonjën Jahjaga.

Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar këtë kandidaturë dhe marrëveshjen e arritur dhe si rezultat ka braktisur sallën e Kuvendit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është deklaruar nëse favorizon ndonjërën nga kandidatet, por ka thënë se do të jetë e pranishme në sallë.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, para nisjes së votimit, i cili është i fshehtë, ka thënë se në sallë janë të pranishëm 101 deputetë.

Votimi për presidentin e vendit kërkon praninë e 2/3 të ligjvënësve brenda në sallë.
XS
SM
MD
LG