Ndërlidhjet

Libi: Kryengritësit flasin për zjarr joarmiqësor të NATO-s


Lideri i kryengritësve të Libisë, Abdel Fatah Junes, thotë se sulmi i NATO-s, kundër konvojit të tankeve të tyre, me gjasë, ishte rast i “zjarrit joarmiqësor”.

Rebelët e plagosur thanë se ata ishin qëlluar nga sulmi i NATO-s, afër qytetit-port, Brega, që është qendër e betejës së gjatë ndërmjet kryengritësve dhe forcave lojale ndaj kolonelit, Muamer Gadafi.

Lideri i rebelëve, Junes, tha se ata dëshironin përgjigjje për sulmin, nga i cili ai thotë se janë vrarë katër vetë dhe plagosur 14 të tjerë.

NATO-ja nuk ka marrë përgjegjësi direkte për sulmin e përmendur, por tha se hapësira ku ka ndodhur ky sulm, ishte “e paqartë dhe fluide, me mekanizime të armatosura, që qarkullonin në të gjitha drejtimet”.
XS
SM
MD
LG