Ndërlidhjet

logo-print

Lindja e Mesme: Nga sulmi i Izraelit u vranë dy palestinezë


Zyrtarët e Hamasit dhe punëtorët mjekësorë thonë se dy militantë të Hamasit janë vrarë sot nga një sulm ajror i Izraelit, afër qytetit Kan Junis, në Rripin e Gazës.

Ushtria e Izraelit e ka konfirmuar sulmin në pjesën jugore të Gazës, dhe një incident të mëhershëm afër aeroportit Rafak, me ç’rast ishin plagosur katër vetë, dhe ka thënë se cak i të dy sulmeve ishin militantët e Hamasit.

Numri i personave të vrarë palestinezë në Rripin e Gazës, nga disa sulme të Izraelit, arriti në shtatë.

Sulmet e Izraelit u bënë pasi militantët e Hamasit, dje kishin hedhur një raketë anti-tank në një autobus shkollor, në pjesën jugore të Izraelit, duke e plagosur në mënyrë kritike një të ri.
XS
SM
MD
LG