Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Më se 100 trupa të pajetë në Bregun e Fildishtë


Kombet e Bashkuara kanë njoftuar sot se më se 100 trupa të pajetë ishin gjetur në Bregun e Fildishtë. Zyrtarët mendojnë se këto vrasje kanë mundur të jetnë të shkaktuara nga motive etnike.

Ky zbulim u bë një ditë pasi Alassane Ouattara, i njohur nga komuniteti ndërkombëtar si fitues i zgjedhjeve presidenciale në Bregun e Fildishtë, shpalli se refuzimi i presidentit aktual, Laurent Gbagbo, për ta dorëzuar pushtetin, e ka zhytur këtë vend në krizë humanitare.

Gbagbo po fshihet në qytetin jugor, Abigjan.

Ouattara, poashtu, tha se do ta përmirësoj situatën në Bregun e Fildishtë dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore të Afrikës Perëndimore, që t’i tërheqin sanksionet në porte, banka dhe në biznese të tjera.
XS
SM
MD
LG