Ndërlidhjet

Protestat sërish përfshijnë Jemenin



Dhjetëra mijëra protestues në mbarë Jemenin u tubuan pas faljes të së premtes për të kërkuar largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh.

Demonstratat u zhvilluan në sheshet kryesore të disa qyteteve, përfshirë kryeqytetin Sana.

Ndërkohë, rreth 100 mijë demonstrues proqeveritarë nga mbarë vendi u nisën drejt kryeqytetit për të treguar solidaritet me presidentin dhe për t'i kërkuar të mbetet.

Sot Saleh e refuzoi propozimin e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit që të japë dorëheqje.

Propozimi parasheh që Saleh t'ia kalojë pushtetin nënpresidentit Abdu Rabo Mansur.

Në protestat e deritashme në Jemen e kanë humbur jetën më shumë se 100 njerëz.
XS
SM
MD
LG