Ndërlidhjet

Feith fton për integrimin e romëve



Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian në Kosovë, Pieter Feith, u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të rrisin përpjekjet për integrimin e komuniteteve pakicë në çdo fushë të jetës publike.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Feith tha se kjo ditë na obligon që të shohim çështjet të cilat e preokupojnë komunitetin rom, njërin nga grupet më të cënueshme në Kosovë dhe në mbarë Europën.

"Një pjesë e madhe e komunitetit rom të Kosovës jeton në kushte të cilat në Europën e shekullit XXI janë të papranueshme", tha Feith.

Përfaqësuesi special gjithashtu ka theksuar edhe përpjekjet e autoriteteve për përmirësimin e gjendjes së romëve.

"Institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje të rëndësishme për t’ua mundësuar fëmijëve romë mësimin në gjuhën e tyre përmes miratimit të planprogramit mësimor në gjuhën romë", thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG