Ndërlidhjet

Ren: Portugalisë do t'i duhen 80 miliardë euro



Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje Financiare, Oli Ren tha se vlerësimet preliminare tregojnë se Portugalisë do t'i nevoitet ndihmë financiare prej rreth 80 miliardë euro.

Në takimin e ministrave të financave të BE-së në Hungari, Ren tha se shpreson që marrëveshja përfundimtare do të arrihet kah mesi i majit.

Portugalia është vendi i tretë i BE-së, pas Irlandës dhe Greqisë, që e merr ndihmën nga BE-ja për shkak të krizës financiare globale.

XS
SM
MD
LG