Ndërlidhjet

logo-print

Ndarjet për rezolutën e PE-së


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Rezoluta e Parlamentit Evropian, në të i cilën përveç rekomandimit për çeljen e negociatave me Maqedoninë, kërkohet edhe zgjidhje e shpejtë e kontestit rreth emrit me Greqinë, komentohet në forma të ndryshme nga analistët në Shkup. Disa thonë se kërkesat për zgjidhje të shpejta mund të dëmtojnë procesin, ndërsa të tjerë thonë se zgjidhja nuk duhet të vonohet pasi Maqedonia përfundimisht mund të humbë mbështetjen e ndërkombëtarëve.


Duke komentuar rezolutën e Parlamentin Evropian, në të cilën bëhet thirrje për zgjidhjen e shpejtë të kontestit rreth emrit me Greqinë, si kusht i rëndësishëm për afrimin e mëtejmë të Maqedonisë drejt BE-së, analisti, Dimitar Mirçev vlerëson se zgjidhjet e shpejta dhe të imponuara, nuk janë alternativë e mirë, pasi, në vend të zgjidhjes mund të shkaktojnë probleme edhe më të mëdha.

“Kjo me të vërtetë mund të reflektohet negativisht, jo vetëm ndaj Maqedonisë, por edhe rajonit. Nga zgjidhjet e shpejta dhe të imponuara mund të ketë pasoja edhe ndaj statusit të pakicave te ne dhe në vendet tjera, kështu që mendoj se është mirë që të ketë zgjidhje, por zgjidhje adekuate”, vlerëson Dimitar Mirçev, njohës i zhvillimeve ndërkombëtare.

Ndërkohë, Elena Andrevska, ligjëruese në Universitetin e Evropës Juglindore, i vlerëson reale thirrjet drejtuar qeverisë së re për zgjidhje të shpejtë të çështjes së emrit dhe zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësim.

Për realizimin e kësaj, sipas Andrevskës, duhet të ketë vetëm vullnet politik.

“Gjithçka varet nga vullneti dhe qasja. Konsideroj se mund të ketë zgjidhje të tilla pasi jemi dëshmitarë se kontesti është stërzgjatur tej mase”
, thotë Andreevska.

I të njëjtit mendim është edhe Ismet Ramadani, nënkryetar i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë.

“Krejt këto nuk janë vetëm sinjale, por edhe presione të qarta se lidershipi maqedonas nuk ka më shumë kohë, nuk i mbetet pra më shumë kohë që të mbajë situatën në status-quo, respektivisht largimin nga kursi euroatlantik”
, pohon Ramadani.

Sipas tij, nëse edhe qeveria e re që pritet të dalë pas zgjedhjeve që duhet të mbahen më 5 qershor, vonon në arritjen e zgjidhjes, atëherë komuniteti ndërkombëtar mund të heqë dorë nga Maqedonia

Një pjesë tjetër e rëndësishme e rezolutës është thirrja për zgjidhjen e situatës së rënduar politike në Maqedoni përmes zgjedhjeve demokratike e me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike.

Ndërkohë, mesazhe për zgjidhjen e problemit rreth emrit, pritet të përcjellin edhe kryetari i Komisionit Evropian, Baroso, dhe komisionari për zgjerim, Shtefan Fyle, të cilët, të shtunën në Ohër, do të takohen me drejtuesit e lartë shtetërorë dhe me përfaqësues partish politike.
XS
SM
MD
LG