Ndërlidhjet

logo-print

Siri: 17 të vrarë në protestat



Bilanci i të vdekurve në protestat e sotme në qytetin jugor sirian Dara ka shkuar në 17, transmetoi agjencia Reuters burime të spitalit dhe një aktivist.

Raportohet se viktimat janë vrarë kur forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve.

Pas faljes së të premtes, në shumë qytete të Sirisë shpërthyen protesta kundër qeverisë.

Protesta pati edhe në rajonet kurde, një ditë pasi presidenti Bashar Asad u ofroi shtetësinë siriane disa kurdëve në përpjekje për të qetësuar zemërimin nga pakënaqësia 50 vjeçare e sundimit të partisë Baath.
XS
SM
MD
LG