Ndërlidhjet

Rusia rimbush reaktorin iranian



Kompania ruse që e ndërtoi reaktorin bërthamor Bushehr në Iran tha se ka filluar rimbushjen e reaktorit me karburant, një muaj pasi karburanti u hoq për shkak të shqetësimeve nga kontaminimi.

Kompania Atomstroyexport tha se rimbushja ka filluar sot.

Po sot, një ligjvënës iranian tha se parlamenti ka filluar hetimet lidhur me vonesat në fillimin e punës në reaktor.

Vonesat i kanë bërë që zyrtarët iranianë t'a përshkruajnë Rusinë si "partner të pasigurtë".
XS
SM
MD
LG