Ndërlidhjet

logo-print

Kurti i kërkon Tahirit të tërhiqet nga bisedimet



Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti, duke i vlerësuar të dëmshme bisedimet me Serbinë, i ka kërkuar zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri që të tërhiqet nga këto bisedime.

Këtë kërkesë ai e bëri në mbledhjen e komisionit, ku Tahiri raportoi për bisedimet me Beogradin.

Tahiri ka raportuar lidhur me gjithë procesin e bisedimeve me Serbinë, duke u shprehur e gatshme që këtë ta bëjë sa herë ta shohë të nevojshme Komisioni ose Kuvendi i Kosovës.

XS
SM
MD
LG