Ndërlidhjet

Putin: Do t'i zbatojmë rregullat e OBT-së kur të anëtarësohemi



Kryeministri Vladimir Putin tha se Rusia nuk do t'u nënshtrohet rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) deri sa të bëhet anëtare e plotë, dhe nuk do t'u vë taksa makinerive të lira që i importon nga Kina.

"Përse do të na pranonin nëse do t'i kishim zbatuar rregullat qysh më parë", tha Putin në një mbledhje të qeverisë.

Rusia shpreson t'i përmbyllë negociatat për anëtarësim në OBT para sesionit pranveror të këshillit të organizatës në fillim të majit, 2011, por kjo duket se ka pak gjasa të ndodhë.
XS
SM
MD
LG