Ndërlidhjet

Kairo: Forcat e rendit shpërndanë protestuesit



Forcat e Egjiptit kanë shtënë në ajër për t'i shpërndarë disa qindra protestuesit në sheshin Tahrir, të cilët tërë natën qëndruan aty pas demonstratës më të madhe që u mbajt pas më shumë se një muaji.

Ushtria, e cila sundon Egjiptin pasi protestat e përmbysën presidentin Hosni Mubarak, tha se i ka qëruar shkelësit e ligjit nga sheshi.

Gjatë demonstratës së djeshme, protestuesit brohoritnin parulla kundër kreut të armatës, marshalit Mohamed Tantavi, pasi atyre iu bashkangjitën shtatë disidentë të ushtrisë, të cilët kërkonin "pastrimin" e armatës.
XS
SM
MD
LG