Ndërlidhjet

Rusia thotë se janë vrarë dy agjentë gjeorgjianë në Abhazi



Rusia tha se dy oficerë rusë dhe dy gjeorgjianë, për të cilët besohet se janë agjentë të sigurisë, janë vrarë në përleshjen afër kufirit administrativ ndërmjet Gjeorgjisë dhe rajonit separatist të Abhazisë.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan një përfaqësues të shërbimit të sigurimit të ketë thënë se patrulla kufitare ruse ishte sulmuar me armë automatike gjatë një misioni mbikqyrës.

Ministria e brendshme e Gjeorgjisë tha se dy gjeorgjianët e vrarë ishin kriminelë dhe kërkoheshin për grabitje dhe rrëmbime. Ministria tha se incidenti ishte me prapavijë kriminale.
XS
SM
MD
LG