Ndërlidhjet

Afganistan: Protestë kundër djegies së Kuranit



Disa qindra studentë dolën sot në protestë paqësore në Afganistanin lindor kundër djegies së kopjes së Kuranit në Shtetet e Bashkuara.

Studentët e universitetit Shaik Zahid në qytetin Kost mbanin parulla me mbishkrime anti amerikane dhe pro islamike kundër pastorit të një kishe të vogël në Florida, i cili e dogji Kuranin.

Djegia e Kuranit nxiti një valë protestash në mbarë Afganistanin, disa nga të cilat ishin të dhunshme.
XS
SM
MD
LG