Ndërlidhjet

Kairo: Protestuesit barikadohen në sheshin Tahrir



Demonstrantët kanë djegur makina dhe janë barikaduar në sheshin qendror Tahrir të Kairos, pasi mbrëmë trupat e shpërndanë dhunshëm protestën, duke vrarë një dhe plagosur 70 protestues.

Të armatosur me shkopinj dhe armë artizanale, protestuesit zotohen se nuk do të largohen derisa të japë dorëheqje kreu i ushtrisë, marshali Mohamed Tantavi, i cili është shef i shtetit

Gjatë natës, forcat egjiptiane hapën zjarr në ajër për t'i shpërndarë qindra protestuesit që ishin ngulitur aty pas protestës së djeshme.

Ushtria, e cila sundon Egjiptin pasi protestat e përmbysën presidentin Hosni Mubarak, tha se i ka qëruar shkelësit e ligjit nga sheshi.
XS
SM
MD
LG