Ndërlidhjet

BE: Ministrat e Financave mbrojnë masat e kursimit


Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë mbrojtur sot masat e dhimbshme të kursimit si mënyrë e domosdoshme për të përballuar krizën e borxheve në rajon.

Shkurtimet e buxhetit "janë të domosdoshme për shkak se kemi nevojë të rritemi ekonomikisht më mirë, dhe të reduktojmë deficitin në mënyrë që të paguajmë për mirëqenien e shtetit", tha ministrja spanjole e Finmancave, Elena Salgado në takimin e ministrave në Godollo të Hungarisë.

Liderët e BE-së i kanë përcaktuar masat e kursimit si gurthemel të përpjekjeve për të forcuar ekonominë e unionit përkundër protestave popullore lidhur me shkurtimet e shpenzimeve të buxhetit.
XS
SM
MD
LG