Ndërlidhjet

Nuk ka helmim të ujit në Gazivodës



Ujësjellësi rajonal për qytetet në veriperëndim të Kosovës i ka njoftuar banorët e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt se nuk ka helmim të ujit në liqenin e Gazivodës.

Këto qytete janë shkyçur nga rrjeti të premtën pas dyshimeve se në këtë liqen ishin hedhur materie helmuese.

Drejtori i ujësjellësit rajonal, Faruk Hajrizi u ka thënë medieve se shqetësimet kishin lindur për shkak të ngritjes së PH-së në ujin e papërpunuar, por pas analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, doli se ato brenda normave normale.

Hajrizi ka siguruar qytetarët se nuk mund të flitet për helmim të ujit, dhe tha se banorëve të rajonit të Mitrovicës dhe qyteteve tjera pritet t’u kthehet furnizimi i rregullt me ujë.

Liqeni i Gazivodës është më i madhi në Kosovë dhe shtrihet në veriperëndim të vendit si dhe brenda kufirit të Serbisë.
XS
SM
MD
LG