Ndërlidhjet

Hamasi shpall gjendje të jashtzakonshme



Autoritetet e Hamasit kanë shpallur "gjendje të jashtzakonshme" për forcat e sigurisë në Rripin e Gazës për shkak të përleshjeve me ushtrinë e Izraelit.

"Ministria e punëve të brendshme ka shpallur gjendje të jashtzakonshme. Të gjitha forcat e sigurisë duhet të punojnë 24 orë në ditë, ashtu si dhe shërbimet e mbrojtjes civile dhe shërbimet mjekësore, në mënyrë që të mbrojnë dhe shpëtojnë banorët që janë bërë cak i pushtuesit izraelit", tha zëdhënësi i ministrisë, Ihab al-Ghoussein.

Dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur në 24 orët e kaluara në përleshjet ndërmjet Izraelit dhe grupeve militante në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG