Ndërlidhjet

logo-print

Besnikët e Gadafit i shtyjnë rebelët



Forcat besnike të liderit të Libisë, Moamer Gadafi i kanë shtyrë sot rebelët pothuaj deri te qyteti Axhdabia, pasi kryengritësit avancuan në perëndim rreth 80 km në drejtim të qytetit Brega.

Përleshje ndërmjet forcave të Gadafit dhe kundërshtarëve të tij u zhvilluan edhe në Misrata, prej nga raportohet për katër civilë të vrarë.

Forcat ajrore britanike kanë goditur shtatë tanke rreth qyteteve Misrata dhe Axhdabia.

Ndërkohë kanë vazhduar përpjekjet diplomatike për arritjen e armëpushimit.

Javën e ardhshme, ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Kalimtar, megjithëse unioni nuk ka konsenzus se si ta trajtojë grupin.
XS
SM
MD
LG