Ndërlidhjet

Vdes regjisori Sidney Lumet


Sidney Lumet, regjisor i filmave të njohur si "Rrjeti", "Serpiko", "Pasditja e qenit", dhe "12 të zemëruarit", ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.

Lumet është kandiduar katër herë për Çmimin e Akademisë për regji. Ai nuk e fitoi asnjëherë, por u nderua me çmimin për vepër jetësore Oskar në vitin 2005.

Shumica e filmave të tij e kanë treguar anën e zymtë të qytetit të Nju Jorkut.

Lumet e filloi karrierën si regjisor në vitin 1957 me filmin "12 të zemëruarit" me aktorin Henri Fonda.
XS
SM
MD
LG