Ndërlidhjet

Rusi, Poloni: Mospajtime lidhur me rrëzimin e aeroplanit


Ndërmjet Rusisë dhe Polonisë kanë shpërthyer mospajtime, në njëvjetorin e rrëzimit të aeroplanit në Rusi, me ç’rast humbi jetën ish presidenti i Polonisë, Leh Kaçinski, dhe 95 persona të tjerë.

Varshava është e zemëruar se Moska e ka larguar një pllakë përkujtimore në vendin e përplasjes, në Smolensk të Rusisë, në të cilën në gjuhën polake, theksohej se në aeroplanin, që u rrëzua më 10 prill të vitit 2010, delegacioni i Polonisë udhëtonte për në Rusi, për ta vizituar vendin Katyn, ku policia sekrete ruse, në vitin 1940, i kishte vrarë 22 mijë oficerë ushtarakë dhe intelektualë polakë.

Pllaka e re është e shkruar në gjuhën ruse dhe polake, por nuk e përmend masakrën e Katynit.

Pritet që për këtë çështje, do të diskutohet gjatë ditës së nesërme, kur presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski, dhe presidenti rus, Dmitri Medvedev, e vizitojnë vendin ku u përplas aeroplani i Polonisë.
XS
SM
MD
LG