Ndërlidhjet

logo-print

Libi: Së paku 30 luftëtarë opozitarë u vranë në Misrata


Një zëdhënës i kryengritësve në Libi, që veten e identifikoi si Abdelsalem, tha se nga një sulm i trupave qeveritare në qytetin perëndimor, Misrata, janë vrarë së paku 30 kryengritës.

Ai tha se forcat lojale ndaj regjimit të Muamer Gadafi, të shtunën, e sulmuan qytetin Misrata në tri fronte.

Sipas këtij zëdhënësi, kryengritësit ia dolën “të përgjigjen me luftë” dhe i parandaluan forcat e Gadafit, që të bëjnë progres.

Më herët, NATO-ja tha se forcat e saj po i shtonin operacionet rreth qytetit Misrata.

Një zyrtar i aleancës, që foli në kushte të anonimitetit, tha se aeroplanat e NATO-s i kanë goditur 15 tanke afër këtij qyteti.
XS
SM
MD
LG