Ndërlidhjet

Iran: U dëbuan tre diplomatë të Kuvajtit


Televizioni Press i kontrolluar nga shteti në Iran, sot ka raportuar se Teherani i ka dëbuar tre diplomatë të Kuvajtit, pasi ky vend kishte paralajmëruar se do t’i largonte tre diplomatë iranianë, për shkak të dyshimeve për spiunim.

Ministri i jashtëm i Kuvajtit, më 31 mars, ka thënë se tre diplomatë iranianë duhet të dëbohen në shenjë të ndëshkimit për shkak të një unaze iraniane të spiunimit.

Press TV raportoi se dëbimet e diplomatëve të Kuvajtit janë bërë më 2 prill.
XS
SM
MD
LG