Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Janë vrarë 28 vetë gjatë funeraleve të protestuesve


Aktivistët për të drejtat e njeriut në Siri, thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë së paku 28 vetë në qytetin Dara dhe rreth tij, gjatë funeraleve të së shtunës për protestuesit e vrarë një ditë më herët.

Në një kumtesë të gjashtë grupeve për të drejtat e njeriut në Siri, thuhet se 26 vetë u vranë të shtunën në Dara, që ishte qendër e demonstratave anti-qeveri, për më tepër se tri javë.

Sipas këtij njoftimi, dy vetë të tjerë janë vrarë në qytetin Homs.
XS
SM
MD
LG