Ndërlidhjet

Poloni: Shënohet një vjetori i përplasjes së aeroplanit


Në Poloni sot po shënohet njëvjetori i rrëzimit të aeroplanit, nga i cili humbi jetën ish presidenti Leh Kaçinski dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të Polonisë.

Rrëzimi i aeroplanit polak ndodhi më 10 prill 2010, në Smolensk të Rusisë.

Presidenti Bronislav Komorovski, i ka nderuar viktimat e aeroplanit të rrëzuar në një kishë në Varshavë.

Në heshtje, në shenjë të përkujtimit, ai së bashku me kryeministrin, Danillo Tusk, dhe me zyrtarë të tjerë kanë ndezur qirinjë.
XS
SM
MD
LG