Ndërlidhjet

Gaza: Hamasi e mirëpret ftesën izraelite për armëpushim


Liderët e Hamasit në Rripin e Gazës thonë se ata dëshirojnë ta përfundojnë valën aktuale të luftimeve me Izraelin, pasi ministri i mbrojtjes i këtij vendi, Ehud Barak, sot ka sinjalizuar vullnetin për pajtueshmëri për armëpushim.

Zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha se grupet palestineze nuk janë të interesuara për përshkallëzimin e dhunës.

Ministri Ehud Barak, tha se Izraeli është i gatshëm ta pranoj armëpushimin dypalësh me militantët e Hamasit në Gaza, pas disa ditëve të dhunës vdekjeprurëse.

Në këtë kuadër zoti Barak i tha radios së Izraelit se “nëse ata i ndalin sulmet kundër komuniteteve tona, ne poashtu do të ndaleshim”.

Sot më herët gjatë ditës, militantët palestinezë në Rripin e Gazës, kanë hedhur predha dhe raketa në pjesën jugore të Izraelit.

Kjo ka nxitur kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, për tu kërcënuar me përgjigjje “shumë më të ashpër” se ditëve të kaluara, nëse sulmet nuk ndalen.

Numri i personave të vrarë, prej se Izraeli i filloi sulmet ajrore në shenjë të hakmarrjes për sulmin e militantëve të enjten kundër një autobusi shkollor, nga i cili në mënyrë kritike u plagos një i ri, ka arritur në 19 militantë dhe civilë palestinezë.

Ushtria e Izraelit thotë se militantët kanë hedhur së paku 120 raketa dhe predha në pjesën jugore të Izraelit, prej së entjes.
XS
SM
MD
LG