Ndërlidhjet

logo-print

Japoni: Kërkime të reja për viktimat e tërmetit dhe cunamit


Ushtria e Japonisë i ka filluar kërkimet e reja për trupat e pajetë të viktimave të tërmetit dhe cunamit, përgjatë bregut të shkatërruar verilindor.

Afro 22 mijë ushtarë, së bashku me 110 pjesëtarë të Shtetet e Bashkuara, po bëjnë kërkime në tokë, ujë dhe ajër.

Ka shqetësime se më se 25 mijë njerëz mund të kenë vdekur nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.

Deri tash është konfirmuar vdekja e 13 mijë vetëve.

Ka frikë se shumë trupa të pajetë janë përfshirë nga valët e detit dhe nuk do të gjinden kurrë.
XS
SM
MD
LG