Ndërlidhjet

Francë: Hynë në fuqi ndalesa e bartjes së ferexhesë


Prej ditës së sotme në Francë ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e bartjes së ferexhesë në vendet publike. Kështu, Franca është vendi i parë evropian që e implementon këtë ligj.

Kjo ndalesë, më së shumti ka të bëjë me gratë myslimane, që në vende publike e bartin ferexhenë.

Ato femra që nuk e respektojunë këtë ligj, mund të dënohen me 150 euro dhe me probleme në përpjekjet e tyre për arritjen e shtetësisë franceze.

Meshkujt që i detyrojnë gratë të bartin ferexhe, poashtu, mund të dënohen me të holla dhe me burg.

Mbështetësit e kësaj ndalese thonë se ajo është e domosdoshme për siguri dhe për çështjen e barazisë gjinore.

Ndalesa gëzon mbështetje të gjërë publike në Francë.

Kritikët e kësaj ndalese theksojnë se ajo paraqet shkelje të të drejtave të lirisë së shprehjes dhe religjionit dhe në mënyrë jokorrekte i godet myslimanët.

Në Francë jetojnë afro 6 milionë myslimanë, që është komuniteti më i madh mysliman në Evropën Perëndimore.
XS
SM
MD
LG