Ndërlidhjet

Japoni: Shënohet njëmujori i tërmetit dhe cunamit shkatërrues


Në Japoni sot shënohet njëmujori i tërmetit dhe cunamit shkatërrues, që shkaktoi vdekjen e më se 13 mijë njerëzve, ndërsa afro 14500 ende konsiderohen të zhdukur.

Tërmeti i 11 marsit ishte me intensitet 9 shkallë.

Kjo katastrofë natyrore e ka dëmtuar edhe centralin atomik Fukushima, duke shkaktuar emergjencën më serioze atomike në botë, pas Çernobilit në vitin 1986.

Japonezët sot e mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave të katastrofës, që e goditi vendin e tyre.

Kryeministri Naoto Kan ka premtuar se të mbijetuarit e tërmetit dhe cunamit nuk do të braktisen “kurrë”.

Vlerësohet se rindërtimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami do të kushtoj afro 300 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG